Lirim Mehmetaj ia numëron Kurtit problemet me Blerim Isufajn

30 dhjetor 2024 | 08:44

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas sulmeve që kryeministri Albin Kurti ia bëri Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurorit, Blerim Isufaj.

Mehmetaj i ka numëruar aferat korruptive ku dyshohet për përfshirje të ministrave e ambasadorëve.

Postimi i plotë:

Zbulohen problemet e Albin Kurtit me Blerim Isufajn:

Rozeta Hajdari, keqpërdorim i detyrës zyrtare, hajni e rezervave të shtetit…

Martin Berishaj, shpëlarje parash, pagesa milionëshe nga Serbia, evazion fiskal, deklarim i rrejshëm i pasurisë, deklarim i rrejshëm nën betim…

Liburn Aliu & Naser Hafizi, hajni, fshirje ilegale të borxheve për ambalazhuesit e ujit, shpëlarje parash…

Nagip Krasniqi, kontrata të kundërligjshme me kompani të dyshimta, hajni…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë shpallur 9 Janarin ditë zie kombëtare…