![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Bekim-Jashari-2.jpg)
Lirim Mehmetaj kritikon Bekim Jasharin: Pse nuk reagove edhe për ofendimet ndaj veteranëve?
Analisti dhe gazetari, Lirim Mehmetaj i ka reaguar Bekim Jasharit, pasi që ky i fundit ka reaguar kundër veteranëve të UÇK-së pas vendimit që të mos bashkëpunojnë me qeverinë rreth festës së Pavarësisë.
Mehmetaj ka thënë se Jashari është dashur të reagon edhe kur Hekura Murati i ka quajtur ushtarët e lirisë si mercenarë.
“Bekim Jashari iu kish reagu kundër veteranëve të UÇK-së, pasi këta të fundit morën vendim për të refuzuar bashkëpunimin me qeverinë e Vetëvendosjes rreth festës së Pavarësisë.
Okej, mendim i tij.
Ama, ka pas qenë mirë me i reagu edhe Hekuran Muratit kur ky i pati quajtur ushtarët e lirisë si mercenarë.” – ka shkruar Mehmetaj.
Ai tutje ka thënë se Jashari është dashur të reagoi edhe kur Mimoza Kusari ka folur për Slavko Simiçin për Bekim Haxhiu, duke i thënë se është një “fshatar primitiv”.
“Me i pas reagu edhe Mimoza Kusarit kur për ushtarin e dalluar të UÇK-së, Bekim Haxhiun, i thotë Slavko Simiç-it se ai është një “fshatar primitiv”. Me i pas reagu edhe Vetëvendosjes kur bashkë me Listën Serbe vendosën ta lënë jashtë pagës minimale pensionin për veteranët. Me i pas reagu edhe Albin Kurtit kur përgjegjësin për masakrat ndër shqiptar e themeluesin e Rojave të Urës, Oliver Ivanoiçin, na e patë bë “hero të bashkëjetesës në Kosovë”. – ka shkruar Mehmetaj.
Mehmetaj tutje ka thënë se Jashari është dashur të reagoi kur kryeministri Albin Kurti i ka keqpërdorur figurat e tyre duke anashkaluar veteranët dhe duke forcuar tregimin e poshtër se “ushtari i mirë i UÇK-së është vetëm ushtari i vdekur”.
“E veçanërisht, do të duhej t’i reagonte Albin Kurtit, i cili ditën e veteranëve pati uruar veteranët me një fotot të Adem, Shaban e Hamëz Jasharit, të cilët nuk janë veteranë, por dëshmorë. Por, Kurti po i keqpërdorte figurat e tyre duke anashkaluar veteranët dhe duke forcuar tregimin e poshtër se “ushtari i mirë i UÇK-së është vetëm ushtari i vdekur”. As në këtë rast, nuk pati reguar Bekim Jashari.” – ka shkruar Mehmetaj.