Lirim Mehmetaj: Kur u ndërtua vila e Radojçiqit në vitin 2021, Faton Peci ishte ministër
Gazetari Lirim Mehmetaj ka rikthyer në vëmendje deklaratën e ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, ku ai tregon se vila e Radojçiqit është ndërtuar në pronë të Ministrisë së Bujqësisë.
Mehmetaj ka përmendur dosjen e prokurorisë ku thuhet se vila kishte nisur të ndërtohej në vitin 2021.
Lirim Mehmetaj theksoi se pikërisht në vitin 2021, Faton Peci ishte ministër i Bujqësisë dhe nuk i ndaloi punimet.
Postimi i plotë:
Po thote qe villa e Radojicic-it eshte e ndertume ne prone te ministrise se Bujqesise.
Siç u vertetua nga Prokuroria, ndertimi i vrazhde i villes ish be nga viti 2021.
Ti ke qene minister ne ate kohe. Pse e ke leju ndertimin? Pse s’i ke ndal punimet?
E dyta: Po thote qe ne ate ville eshte negociu per qeverine e Kosoves. A po na tregon per cilen qeveri se villa s’kish qene para 2021-se?
Nese ky s’tregon, e ftojme Mimoza Kusari-Lilen. Ajo i di me se miri keto pune.