Lirim Mehmetaj nxjerr deklarimet e Kurtit para tri viteve kur mbronte e Lajçak-un e Borrell-in teksa sulmonte Thaçin
18 shtator 2023
| 15:58
Gazetari Lirim Mehmetaj e ka përsosur metodën e përgënjeshtrimit pa komentuar fare – thjesht duke i nxjerrë në kundërpeshë deklarimet e mëhershme të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me atë të sotit.
Kësaj here nxori atë çfarë thoshte në Qeverinë Kurti I për ndërmjetësit evropianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, krejtësisht në kundërthënie me atë çfarë thotë sot – për më tepër, Mehmetaj rikthen edhe atë çfarë thoshte ish-Presidenti Hashim Thaçi, për ndërmjetësit, dhe atë çfarë thoshte Kurtin për Thaçin saktësisht për shkak të deklarimeve të këtij të fundit për ndërmjetësit.