Lirim Mehmetaj shefit të AKI’së: Harroje, o ti i pandershëm që e mbyt fjalën e lirë në Kosovë

23 tetor 2024 | 19:38

Gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi Prokuroria ka nisur hetimet ndaj tij dhe gazetarit Vehbi Kajtazi, shkruan Periskopi.

Mehmetaj i shpreh duke i’u drejtuar shefit të AKI’së Petrit Ajeti si i pandershëm dhe se nuk do mund të ndali kurrë fjalën e lirë në Kosovë.

Mehmetaj këto deklarata i bëri pas lajmit se AKI po i përcjell gazetarët e mediumeve në Kosovë.

Postimi i plotë:

Disa rreshta për të nënshtruarin e Albin Kurtit, pispillanin Petrit Ajeti

Ngo këtu o i paaftë deri në kokëdhimbje.

Dërgesa jote në Prokurori si kërkesë për hetim të gazetarëve për zbulim të emrave të personelit të AKI-së përveç se është e kundërligjshme shpërfaqë në mënyrë brutale nivelin e paaftësisë kolosale që e ke.

Debill, hetimi duhet të bëhet në AKI për rrjedhje të informacionit, e jo ndaj qytetarëve të lirë të Kosovës të cilët raportojnë për krim dhe parregullsi brenda institucionit.

Ti, si shef i AKI-së duhet të shkosh në Prokurori e t’i ftosh ata për të hetuar në institucion që të kuptohet se nga po rrjedh informacioni nga brenda.

Ti personalisht po ashtu duhet të hetohesh, meqë siç e di, ajo që ishte para teje shefe, është larguar pikërisht për këtë punë: për rrjedhje të informacionit.

Ti me mua mund të kesh proces gjyqësor vetëm kur të vij unë si dëshmitar në rastin që ty do ta ngritë prokuroria për të hetuar rreth abuzimeve eklatante të bëra në atë institucion aq të ndjeshëm.

Unë nuk kam faj që të ka nxjerr Albin Kurti nga zyra me brima, duke të ofenduar e duke të dhënë ultimatume. Çka të bëjmë ne që ti i dridhesh atij?

Harroje ti o i pandershëm që e mbyt fjalën e lirë në Kosovë vetëm se të duhet t’i plotësosh detyrat tua prej shërbëtori të nënshtruar.

Për Prokurorinë:

Siç e dini, ish-shefja e AKI-së është larguar nga Albin Kurti e Vjosa Osmani për rrjedhje të informacionit jashtë institucionit. A i keni filluar hetimet? A e keni ftuar për këtë çështje? Jo.

E qysh guxoni me konsideru kërkesa të tilla nga një i padijshëm si Petrit Ajeti.

Ju urgjentisht duhet të filloni hetimet në AKI, e jo mes gazetarësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GH. TRADE shpall te pavleshme certifikaten e biznesit me NRB:…