
Lirim Mehmeti i shkruan Kurtit në ‘Viber’, ky i fundit ia lë ‘seen’
27 mars 2025
| 08:12
Gazetari Lirim Mehmetaj ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas skandalit të fundit ku ky i fundit u mashtrua nga dy komedianë rusë, duke besuar se po fliste me presidentin e Letonisë për rreth dhjetë minuta.
Në një postim në Facebook, Mehmetaj ka ndarë një ‘screenshot’ të bisedës me Kurtin në viber ku i ka kërkuar numrin e presidentit letonez për një intervistë.
Nga biseda shihet se Kurti e ka parë shkrimin e Mehemtajt, por nuk i ka kthyer përgjigje.
Postimi i Mehmetajt:
Kryeminister kthema…
Ma mori mendja qe s’eshte n’gjum se e pret syfyrin.
Po ma la seen.
Kthema more.
P.S
Per ata qe hamendesohen se ku e kam gjete numrin, po iu tregoj se e kam marre te ato bisedat e grupit ne Whats App qe i kane pas ku bojshin dallavere me tender.
