Lirimi i hapësirave publike mbetet prioritet i Drejtorisë së Inspeksionit në Mitrovicë

15 shkurt 2022 | 13:15

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Mitrovicë, Valon Brahimi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, si dhe drejtori i Administratës, Gëzim Stavileci kanë qëndruar për vizitë në objektin e shoqatës “Down Syndrome Kosova” në Mitrovicë.

Kjo vizitë është realizuar pas disa shqetësimeve të ngritura nga vetë qytetarët për pengesa dhe vështirësi të lëvizjes përgjatë trotuareve në disa lagje të qytetit.

Me këtë rast, drejtori Brahimi ka theksuar se në kuadër të aksioneve të Drejtorisë së Inspeksionit për lirimin e hapësirave publike të qytetit, institucionet komunale do të ndërmarrin veprimet e duhura që të bëhet lirimi i trotuareve, respektivisht të bëhet zhvendosja e rrethojës tek objekti i shoqatës “Down Syndrome Kosova” në Mitrovicë, në mënyrë që qytetarëve mos t’ju rrezikohet jeta nga aksidentet e ndryshme të trafikut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjarët e Xhafer Devës insistojnë për një takim me ambasadorin…