Lirimi i policëve, Begaj pret rikthimin në dialog të Kosovës dhe Serbisë

26 qershor 2023 | 16:53

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia më 14 qershor.

Ai përmes një postimi në “Twitter” ka uruar që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut dhe zbatimit të marrëveshjes së arritur në Ohër e Bruksel.

“Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës. Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër”, ka shkruar Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Pejës ka nisur evidentimin e dëmeve të shkaktuara…