Lirimi i Shukri Bujës nga burgu i Nishit dhe fjalimi domethënës para 30 vjetësh

08 mars 2024 | 21:39

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja ka kujtuar 30-vjetorin e lirimit të tij nga burgjet serbe. Buja është liruar me 8 mars të vitit 1994.

“Sot u mbushën 30 vite prej daljes sime nga burgu famëkeq i pushtuesit, burgu i Nishit me datë 08.03.1994”, ka shkruar Buja.

Njoftimi i plotë i Shukri Bujës:

Sot u mbushën 30 vite prej daljes sime nga burgu famëkeq i pushtuesit, burgu i Nishit me datë 08.03.1994.

Me të gjitha rreziqet e arrestimit nga forcat serbe më priten shumë bashkëfshatarë dhe qytetarë nga vise tjera të Kosovës, ndaj të cilëve u jam tërë jetën mirënjohës!

30 vite më parë mbajta një fjalim, ku tregova për rrugën që do të ndiqja, rrugën e lirisë!

Kjo video u realizua nga mësuesi dhe bashkëluftëtari Shaip Mujota, i cili pas daljes nga fshati Bujan u arrestua dhe u maltretua nga policia serbe por e ruajti këtë inqizim.

Me një respekt të veqant uroj familjen e mësuesit Shaip Mujota dhe të gjithë mësimdhënësit e tjerë ditën e mësuesit 7 marsin!

Sot më 8 mars uroj të gjitha nënat, motrat dhe gratë shqiptare të cilat vuajtën, sakrifikuan, dhe qëndruan stoike ndaj pushtuesit serb! Urime!?

https://www.facebook.com/share/v/b3MLgZfhFsdtM4db/?mibextid=WC7FNe

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA Joe Biden trajtoi shqetësimet për moshën e…