Lirimi i Thaçit, një hap thelbësor në forcimin e besimit në sistemin ndërkombëtar të drejtësisë
Shkruan: Sali Bislimi
Lirimi i presidentit Thaçi është një hap thelbësor në forcimin e besimit në sistemin ndërkombëtar të drejtësisë.
Si një politikan kryesor në Kosovë dhe rajon ai luajti një rol vendimtar në historinë e rajonit të Ballkanit dhe është e domosdoshme të sigurohet që trajtimi i tij të përmbush standardet ndërkombëtare të drejtësisë.
Zgjatja e paraburgimit të tij ngre shqetësime për drejtësinë e procedurave në vazhdim dhe mund të shihet si një instrument i manipulimit politik.
Me lirimin e presidentit Thaçi, autoritetet gjyqësore do të dërgonin një mesazh të fortë për respektimin e të drejtave të njeriut dhe nevojën për një gjykim të drejtë, duke lidhur kështu hapat drejt pajtimit të qëndrueshëm dhe dialogut paqësor ndërmjet vendeve ne rajon.
Është thelbësore që drejtësia të fokusohet në të vërtetën dhe jo në agjendat politike, në mënyrë që të demonstrojë se legjitimiteti dhe drejtësia janë në qendër të institucioneve gjyqësore ndërkombëtare.
Vendet demokratike duhet të jenë garanci në respektimin të të drejtës ndërkombëtare!!!