Lirimi nga akuzat, paralajmërohet rikthimi i zyrtarëve të PDK-së në komunën e Gjilanit

15 prill 2022 | 12:01

Drejtori i Financave në Komunën e Gjilanit dhe kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka paralajmëruar rikthimin në komunë të zyrtarëve të PDK-së të cilët janë liruar nga aktakuzat për korrupsion përfshirë ish-kryetarin e gjilanasve, Qemajl Mustafa.

Rashiti në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se së shpejti mund të kthehen në vendet e tyre të punës zyrtarët e PDK-së të cilët u liruan nga aktakuzat për korrupsion para pak ditësh nga Gjykata Themelore në Pejë.

“Rikthimi i zyrtarëve të PDK-së do të bëhet shpejt dhe do ta fuqizon qeverisjen komunale në Gjilan. Së shpejti në komunën e Gjilanit mund të kthehen në vendet e tyre të punës zyrtarët më të mirë, të cilët ishin suspenduar padrejtësisht nga ish-qeverisja e LDK-së”, ka shkruar Rashiti.

Ai ka njoftuar se do të iniciojë ngritjen e disa padive ndaj hetuesve dhe prokurorëve në Gjilan.

Rashiti është emëruar drejtor i Financave në komunën që udhëhiqet nga Alban Hyseni i Vetëvendosjes pas arritjes së koalicionit me PDK-në në Gjilan pas zgjedhjeve lokale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 21 maj, në orën 10:00, do të mbahet konferenca…