Liriohet Alvin Berisha i cili mbahej në njërin nga kampet e Sirisë
Pas lajmit nga mediat arabe se vogëlushi Alvin Berisha u lirua nga kampi Al-Hol në Siri, këshilltari i presidentit të Shqipërisë, Ilir Kulla, ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook” të 11-vjeçarit.
Ilir Kulla është ish-gazetar si dhe ka qenë këshilltar i disa presidentëve shqiptar dhe ka një historik në lidhje me lirimin e personave të marrë peng nga terroristët në Irak.
Ende nuk nuk është e qartë nësë ka lidhje me rastin konkret, por është ndër të parët që tregon me fakte se Alvini nuk ndodhet në kampin e Al Hol, por në Damask pranë autoriteteve atje.
“Miremengjes të gjithëve nga Alvini i lirë në Damask!”, ka shkruar Ilir Kulla.
Për lirimin e shpejt të tij kishte raportuar më herët gazeta “Epoka e re”, ku për lirimin e Alvinit ishin angazhuar agjencitë e specializuara italiane, Gjysmëhëna e Kuqe dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.