Lirohen 54 persona nga karantina, në Qendrën e Studentëve vazhdojnë të qëndrojnë edhe 400 persona
06 prill 2020
| 13:58
Pas 14 ditësh qëndrimi në izolim në Qendrën e Studentëve, 54 persona janë liruar pasi kanë rezultuar negativ me koronavirus.
Ata do të vazhdojë vetizolimin në shtëpitë e tyre.
Ky është grupi i katërt i të testuarve në katër ditët e fundit dhe prej 190 të gjithë rezultuan negativ.
Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, ka deklaruar se 230 persona gjithsej janë liruar pas testimit, derisa 400 persona janë duke qëndruar në karantinë.
“Fatmirësisht sot u liruan edhe 54 persona që kanë qëndruar për 14 ditë në karantinë. Të gjithë kanë rezultuar negativ pas testimit është një lajm i mirë. Numri i përgjithshëm që po qëndrojnë është 400, ndërsa 230 persona janë liruar”, ka thënë ai. /EO/