Lirohen dy pjesëtarët serbë të FSK-së që u ndaluan në Jarinjë
19 janar 2019
| 14:19
Janë liruar dy pjesëtarët serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që ishin ndaluar nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinjë.
Lajmin për “Radion Evropa e Lirë” e ka konfirmuar, Ibrahim Shala, zëdhënës në FSK.
“Që të dy pjesëtarët e FSK-së janë liruar. Sigurisht i kanë marrë në pyetje, në bisedë informative, siç ka ndodhur me të tjerët deri më tash edhe me këta është vepruar”, tha Shala.