Lirohen dy politikanët serbë që u arrestuan sot në veri, raportohet se u gjobiten për prishje të qetësisë publike
10 shtator 2024
| 20:13
Politikanët serbë, Aleksandar Arsenijeviq dhe Ivan Orloviq, që u arrestuan sot në veri, siç raporton portali “Kossev”, janë liruar.
Sipas këtij, raportimi ata janë dënuar me gjobë për prishje të qetësisë publike.
Arsenijeviq u arrestua pasi i fishkëlloi kryeministrit Albin Kurti, i cili vizitoi të martën veriun e Kosovës.