Lirohen katër qytetarët e Kosovës të arrestuar në Merdare

15 qershor 2023 | 14:12

Katër qytetarët e Kosovës të arrestuar më 13 qershor nga autoritetet serbe në Merdare janë liruar, ka bërë me dije për “Radion Evropa e Lirë” Prokuroria e Kurshumlisë.

Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për katër shtetas kosovarë të cilët janë mbajtur në burg nga 13 qershori, teksa thanë se ata nuk janë përgjegjës për policët e Kosovës.

Labinot Maliqi, vëllai i njërit nga të arrestuarit konfirmoi për “REL” se vëllai i tij, dhëndri dhe dy të tjerë janë liruar.

“Unë jam tashmë me vëllain, dhëndrrin dhe dy qytetarë të tjerë. Nga Drejtoria e Policisë në Prokuple, i kanë sjell në Kurshumli dhe këtu i liruan. Nuk kam pasur kohë të bisedoj shumë, pasi sa u liruan, por arsyeja e arrestimit, ka qenë se para dy vitesh e kanë goditur një kontejner të mbeturinave”, ka thënë ai.

Sipas tij, të katërtit janë akuzuar për të njëjtën çështje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut po ndjek me vëmendjen zhvillimet në Kosovë,…