Lirohen nga akuza tre persona zyrtarë në Prishtinë
21 tetor 2019
| 12:58
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve E.Q, A.M dhe R.Gj.
Tre të akuzuarit janë liruar nga akuza për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Gjykata në fjalë ka konstatuar se pas procedimit të provave materiale dhe dëgjimit të dëshmitarëve nuk është gjetur se të akuzuarit të kenë kryer veprën penale për të cilën ishin ngarkuar nga Prokuroria.
Të akuzuarit E.Q, A.M dhe R.Gj janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.