Lirohen nga pagesa e trafikut urban nxënësit, policët dhe zjarrfikësit
18 mars 2022
| 10:51
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka liruar nga pagesa e përdorimit të autobusëve të Trafikut Urban këto kategori të qytetarëve. Bëhet fjalë për policët, filloristët dhe zjarrëfikësit.
Njoftimi i plotë i komunës së Prishtinës:
Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës lirohen nga pagesat e përdorimit të trafikut urban.
Ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja.