Lirohen nga paraburgimi tre të arrestuarit për aferën e rezervave shtetërore
31 gusht 2023
| 15:09
Dy zyrtarët e shtetit, Irfan Lipovica dhe Haviz Gara si dhe biznesmeni Rdvan Muharremi janë liruar nga paraburgimi pasi ishin arrestuar si të dyshuar për dallavere me blerjen e rezervave shtetërore.
Vendimin për lirimin e tyre nga paraburgimi e ka marrë Gjykata e Apelit.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi.
“Tretë janë liruar”, ka thënë Halimi për Betimi për Drejtësi”.
Në vendimin e Gjykatës së Apelit është thënë se të dyshuarit lirohen menjëherë të mbrohen në liri.