Lirohen nga spitali katër pacientët që u goditën nga rrufeja në Prevallë
Janë liruar nga spitali katër pacientët e tjerë të cilët janë goditur nga rrufeja mesditën e së dielës në Prevallë.
Ekipi i Tëvë1 i cili po qëndron atje ka bërë të ditur se personat e goditur nga rrufeja ishin strehuar nën një pemë pasi fillimit të reshjeve të shiut dhe se gjendja e tyre është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndryshe, një 64-vjeçare për shkak të gjendjes së saj shëndetësore të rënduar ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, detaje se si ka ndodhur rasti ka dhënë specialisti në Qendrën Emergjente në Prizren, Fehmi Jahja.
“Në ora 13:10 minuta janë sjellë pesë pacientë. Janë sjelle nga urgjenca e qytetit dhe një veture e FSK-së. Në pranimin që është bërë, një person ka qenë pa shenja jete. Është konfirmuar vdekja nga ana jonë dhe është dërguar në morg. Kater pacientet e tjerë janë pranuar në emergjence, janë ekzaminuar me te gjitha analizat dhe pas tri orëve qëndrim këtu tek në, kater pacientet janë lëshuar në gjendje stabile në shtëpi. Kanë qenë me lëndime mesatare, nuk kane qene te renda, me shume traumatike per shkak te goditjes se rrufese”, ka thënë specialisti në Qendrën Emergjente në Prizren, Fehmi Jahja.