Lirohen nga taksa bizneset në Drenas
29 prill 2021
| 15:47
Me propozimin e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me vota unanime është votuar propozim vendimi për lirim nga taksa e operimit për të gjitha bizneset në Drenas si dhe janë liruar nga qiraja e shfrytëzimit të hapësirave publike (terasave) për lokalet e gastronomisë për vitin 2021.
Po ashtu në këtë mbledhje të kuvendit komunal janë miratuar edhe disa pika, si procesverbali i mbledhjes së rregullt të kuvendit komunal të datës 26.03.2021, raporti financiar i zhvillimit të buxhetit janar-mars 2021, raporti i ndihmave dhe subvencioneve për vitin 2020 dhe propozim vendim për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2020 në vitin 2021.