Lirohen pesë serbët e arrestuar në Gjilan
10 korrik 2018
| 14:51
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, ka bërë me dije se janë liruar pesë serbët e arrestuar të martën nga Policia e Kosovës.
“Pas intervistimit dhe dëgjimit ata janë liruar dhe ndodhen në shtëpitë e tyre. Janë konfiskuar disa materiale të ndryshme, armë dhe fishekë me ç’rast pas ekzaminimit do të shqyrtohet mundësia e hetimit të tyre për shkak të veprave në fjalë”, ka thënë Maloku.
Pesë të arrestuarit ishin të dyshuar për veprimtari kundër sigurisë në Kosovë.