Lirohen policët që u rrëmbyen në veri

26 qershor 2023 | 10:19

Tre policët që u kidnapuan në veri janë liruar sot.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kidnapuan më 14 qershor brenda territorit të Kosovë, dhe ishin duke qëndruar në paraburgim në burgun e Kralevës.

Të njëjtit dolën sot sërish para Gjykatës së Kralevës në Serbi.

Avokati nga Beogradi, Gradimir Nalliq, i cili i përfaqësoi ata, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se policëve u është hequr paraburgimi dhe se “ata po lirohen”.

Nalliq tha se aktakuza kundër tyre është konfirmuar, por se ata do të mbrohen në liri.

Ai tha se policët do të kthehen në Kosovë dhe shtoi se është në “interes të klientëve” që të mos japë më shumë informacone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zidane ka komentuar në lidhje me yllin e Francës,…