Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe
17 prill 2024
| 16:14
Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi.
12 autobusët e ndaluar janë nisur për Kosovë dhe ndalimi i tyre është bërë në shenje proteste ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar.
Në mesin e të ndaluarve kishte fëmijë e pleq të cilët së fundi kishin mbetur edhe pa ushqime.