Lirohet Agim Ademi
17 mars 2022
| 13:21
Kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është liruar nga paraburgimi. Ademi ishte arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, e cila e konfirmoi këtë lajm përmes raportit 24 orësh.
Ademi është liruar edhe pse ishte paraparë që ai të qëndronte në mbajtje për 48 orë.
Kandidati për kryetar i të FFK-së u arrestua për shkak të sulmit fizik që e bëri dje ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori. Sidoqoftë, Ademi tash është i lirë, edhe pse nuk ka mbyllur punë me gjykatë pasi vazhdon të mbetet në procedurë të rregullt.