
Lirohet ariu pas 20 vjetësh
20 dhjetor 2017
| 11:17
Pas 20 vjetësh, duke jetuar i mbyllur në kafaz, një ari në Ukrainë është liruar për ta vijuar i lirë pjesën e mbetur të jetës.
Ariu, i quajtur Buri, ishte marrë e futur në kafaz që kur ishte këlysh, e nuk ishte lejuar më ta shihte botën e jashtme. Por, tri javë më parë Buri është shpëtuar nga robërimi dhe është lënë i lirë në habitatin e vet normal.