Lirohet avokati që raportoi për rastin e të miturës nga Drenasi
20 shkurt 2019
| 12:06
Avokati Gazmend Halilaj, i cili ka raportuar për rastin e të miturës nga Drenasi është liruar pas arrestimit nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
Lajmin e ka bërë me dije vet Halilaj në llogarinë e vet në “Facebook”. “Të dashur miq. Jam i lirë. Pasdite jam në zyre me punë të përditshme. Në mbrëmje normal në shtëpi”, ka shkruar Halilaj.