Lirohet biznesmeni që u arrestua me Fjolla Morinën

06 tetor 2020 | 13:24

Lirohet nga qelia Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestua me Fjolla Morinën, bashkë me të dhe shoferi i këngëtares Fitim Muji.

Prokuroria kërkoi “arrest ne burg” për biznesmenin dhe shoferin e këngëtares por Gjykata vlerësoi se nuk ka prova të mjaftueshme që i fajëson ata.

Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për ar mën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në Morinë, pasi u kap me dy ar më zjarri pistoleta me vete.

Në makinën tip “Audi” bashkë me këngëtaren ishin edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i këngëtares.

Në media qarkulloi lajmi se Fjolla ishe në një lidhje me biznesmeni Fisnik Syla, dhe se ky i fundit, pronar i një rrjeti restorantesh, i cili i kishte blerë këngëtares edhe Audin Q7 luksoz.

Pas këtij lajmi ka reaguar për herë të parë vetë këngëtarja përmes një postimi në “Instastory”, ku shkruan se nuk ka lidhje intime me biznesmenin dhe se ai është familjar.

Ajo bëri thirrje të mos përfshijnë njerëz familjarë në valle. Fjolla Morina është një ndër këngëtaret që gjithmonë ka rënë në sy për jetën luksoze dhe videoklipet e shtrenjta ndërsa tani ndodhet në arrest shtëpie në qytetin e Kukësit./ Abc News

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD),…