Lirohet deputetja Saranda Bogujevci
17 gusht 2018
| 15:33
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci është liruar pak orë pasi ishte shoqëruar në polici për shkak të një proteste në Prishtinë.
Lajmin për lirimin e saj e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, Shkelzen Xhafa.
Bogujevci ishte arrestuar pasi kishte dhënë një deklaratë për medie pas protestës kundër dhunës në familje në të cilën janë arrestuar edhe nëntë aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes të cilët kishin gjuajtur me ngjyrë të kuqe drejt zyrtarëve të policisë dhe stacionit policor në Prishtinë.
Më herët, Policia ka bërë me dije se dhjetëra zyrtarë policorë kanë marrë lëndime gjatë kësaj proteste.