Lirohet hapësira publike në lagjen “Dardania”
27 maj 2020
| 14:46
“Ka kohë që ky konstruksion metalik në Dardani, i vendosur në hapësire publike, është nën vëzhgim të Inspekcionit. Pala nuk i është përgjigjur asnjë thirrjeje, dhe kësisoj nuk ka prezantuar as dokumentacion/leje për shfrytëzim”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Sipas këtij njoftimi, konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, Inspektorët e terrenit kanë vazhduar procedurat deri në rrënim.
“Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdojë të angazhohet edhe më shumë në terren, ashtu që të pamundësojë uzurpimin dhe degradimin e hapësirave publike”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
(Q.R / Epoka e re)