Lirohet ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi
15 shtator 2023
| 16:20
shtë liruar nga paraburgimi ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi. Kërkesa për lirim nga paraburgimi për Krasniqin është bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe është aprovuar nga gjykata.
Sipas detajeve të para, masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar. Krasniqit nuk do të mund t’i afrohet në më shumë se 50 metra objektit të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe personave që janë të punësuar në KEK.
Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill, nën dyshimet për tri vepra penale, të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit. Rasti përfshin dy kontrata njëburimore në vlerë 3.5 milionë euro.