Lirohet ish-kryetari i Veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu

06 qershor 2021 | 14:39

Sapo është liruar veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu, i cili ishte arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i veteranëve, Faton Klinaku përmes një postimi në “Facebook”.

“Ju informoj se sapo u lirua ish kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu. Gjykata tani i ka edhe faktet me video, të ushtrimit të dhunës ndaj tij gjatë arrestimit”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Pas video se publikuar se si është arrestuar ish-kryetari i OVL të UÇK-së, pati shumë reagime të zyrtarëve të ndryshëm ku kërkohej lirimi i  menjëhershëm i Fazliut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i…