Lirohet ish-polici hetues, Vesel Veseli
02 maj 2019
| 23:05
Ish-polici hetues, Vesel Veseli, i dyshuar për përdhunim të vazhdueshëm për më shumë se një vit të një 16 vjeçareje, është liruar përkohësisht nga organet e drejtësisë.
Rastin për “Indeksonline” e ka konfirmuar krye prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, “Sot prokurori i rastit ka bërë kërkesën për ndryshim të masës, arrest shtëpiak”, është shprehur ai.
Ndryshe, Veseli ishte arrestuar para tre muajsh pasi dyshohej se kishte shfrytëzuar pozitën e tij duke abuzuar me vajzën deri kur ajo kishte mbetur shtatzëne, e më pas e kishte detyruar të abortonte.Imer Beka.