Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg në Serbi që nga janari i vitit 2024
03 janar 2025
| 17:41
Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot. Lajmin e ka konfirmuar vëllau i tij. Ai ka thënë se janë duke shkuar rrugës për ta marrë atë.
Hasan Dakaj ishte arrestuar në pikëkalimin kufitar Merdarë në fillim të janarit 2024.
Më 6 Janar 2024, në ora 16:00, z.Dakaj kishte dalur para gjykatësit të procedurës paraprake, ku i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, respektivisht, deri më 3 shkurt 2024.
Ndërsa me datë 10.01.2024, z.Dakaj e kishte konfirmuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit e ngarkon atë për gjoja krime të luftës kundër popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999”.