Lirohet Jahir Demaku por jo edhe Sylejman Selimi
Avokati Tomë Gashi ka bërë me dije se Gjykata Supreme e Kosovës është duke e mbajtur në burg Sylejman Selimin për 136 ditë pa vendim gjyqësor, ndërkaq sipas tij është liruar me kusht Jahir Demaku.
Gashi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se edhe të enjten ka dështuar tentimi për ta liruar me kusht ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjeneral Sylejman Selimin.
Sipas Gashit, ky tentim ka dështuar pasi që nuk pati vullnet politik të atyre që thirren në drejtësi.
Postimi i plotë i tij:
DITA 136
As sot nuk lirohet gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sylejman Selimi.
Qartas në mënyrë të kundërligjshme dhe pa vendim gjyqësor për 136 ditë, Gjykata Supreme e Kosovës po e mban në burg Sylejman Selimin.
Edhe tentimi i sotëm për ta liruar me kusht dështoi pasi që nuk pati vullnet politik të atyre që thirren në drejtësi.
Për çka keni luftuar ju ushtarë dhe komandantë të UÇK-së!
Që të kemi sistem të këtillë juridik, që të mbajnë mbi 5 vite në burg me prova të montuara.
Dhe për 136 dite pa asnjë vendim gjyqësor ta mbajnë në burg Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjeneral Sylejman Selimin.
Nuk besoj se keni luftuar për kësi sistemi të korruptuar juridik deri në palce.!
Paneli për lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin… a thua pse?
/Epoka e re/