Lirohet kameramani që u arrestua gjatë kryerjes së detyrës

03 shkurt 2022 | 13:26

Është liruar kameramani i agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Albion Selitaj, i cili është arrestuar sot derisa ishte duke mbuluar ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërmarrjes “AgroKosova Holding”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Është shoqëruar në stacion policor për mospërfillje të urdhrave dhe pengim në kryerjen e detyrave zyrtare. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Gashi.

Sipas gazetares së “EO”, e cila ishte në vendin e ngjarjes, arrestimi ka ardhur pasi Selitaj ka kërkuar nga policia që mos ta shtyjnë sepse rrezikohen edhe pajisjet e punës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë…