Lirohet makinisti, lëshohen trenat për qarkullim

19 shtator 2019 | 17:57

Makinisti i linjës së trenit Prishtinë-Pejë është liruar nga arrestimi 48 orësh. Lajmin e ka bërë me dije për “klankosova.tv” Valon Prebreza, sekretar i Sindikatës së Trainkos.

Ai ka theksuar se qarkullimi i trenave pritet të fillojë shumë shpejt.

“Në ora 11:48 është liruar makinisti i arrestuar. Qarkullimi trenave do të fillojë në mënyrë të rregullt, janë duke njoftuar i gjithë personeli, shumë shpejtë do të fillojë qarkullimi”, ka thënë Prebreza.

Po ashtu edhe Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës ka konfirmuar për “klankosova.tv” se është liruar makinisti i arrestuar për rastin e vajzës që ka ndërruar jetë në Klinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen për vdekjen…