Lirohet mërgimtari që u arrestua në kufi nga Serbia

27 nëntor 2023 | 16:45

Është liruar mërgimtari Kushtrim Bytyqi, i cili u arrestua nga Serbia gjersa po vinte në Kosovë për festat e nëntorit.

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net, vëllau i tij, Qlirimi.

“Sapo na lajmëruan që është liruar vëllau”, ka thënë ai për lajmi.net.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës, Bytyqi është arrestuar nga autoritetet serbe në kufi me Kosovën.

Sipas arsyetimit, siç bëri të ditur avokati, autoritetet e Beogradit pretenduan se atij i është gjetur një kartë e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i përkiste babait të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boston është skuadra më e mirë në NBA, duke marrë…