Lirohet nga burgu aktorja e famshme
28 tetor 2019
| 11:10
Aktorja e njohur Felicity Huffman është liruar nga burgu pasi vuajti dënimin prej 11 ditësh për skandalin e pranimit të nxënësve në kolegj. Huffman u la e lirë të premten që lamë pas nga një burg federal në Dublin të Kalifornisë.
Ylli i “Shtëpiakeve të Dëshpëruara” ishte e para nga më shumë se 30 prindër të akuzuar që vuajti dënimin.
Ajo u deklarua fajtore për komplot pasi pagoi 15 000 dollarë që përgjigjet e provimit të vajzës së saj për pranimin në kolegj të korrigjoheshin fshehurazi në vitin 2017.