Lirohet nga burgu burri që vrau 10 persona
31 mars 2018
| 22:27
Burri që vrau 10 persona në një nga masakrat më të mëdha në dekada në New York City është liruar nga burgu këtë vit.
Vrasësi, Christopher Thomas, qëlloi 10 fëmijë dhe dy gra në shtëpinë e tyre në Brooklyn më 1984.
Thomas u lirua në muajin janar pasi qëndroi në burg për 32 vjet.
Nga masakra mbijetoi vetëm një fëmijë me emrin Christina e cila ishte gjetur në dysheme e mbuluar në gjak.
Një nga policët e parë që kishin shkuar në vendin e ngjarjes ishte oficerja Joanne Jaffe, e cila u kujdes për fëmijën arë natë dhe më vonë u kujdes për rritjen e saj.
Shpresoj që ai është rehabilituar dhe nuk do e lëndojë askënd tjetër”, ka thënë Jaffe.
Thomas tani është 68 vjeç.