Lirohet nga burgu i Serbisë, Blerim Maqastena
25 maj 2021
| 13:22
Blerim Maçastena, i cili ishte arrestuar muaj më parë nga policia serbe gjatë ditës së sotme është liruar nga burgu i Serbisë.
GazetaBlic merr vesh se Maçastena tashmë është në përfundim të procedurave për t’u liruar, pasi u arrestua në muajin Dhjetor, me akuza për kalim ilegal të kufirit dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkaq, një familjar i tij e ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “mirë se vjen mixhok”.
Kujtojmë se Blerim Maçastena është asamblist në Komunën e Podujevës nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD). Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi, përmes rrjeteve sociale, poashtu ka konfirmuar se Blerimi veçse është liruar.