Lirohet nga detyra e drejtoresha për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi në Podujevë
05 prill 2022
| 12:02
Bahrie Shatrolli-Mehmeti është liruar nga detyra e drejtoreshës për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi për shkak të angazhimeve profesionale. Në këtë pozitë është emëruar Saranda Stublla.
Kryetari Bulliqi e ka falënderuar ish-drejtoreshën për punën dhe kontributin e saj në dikasterin që ka udhëhequr, ndërsa ish-drejtoresha e ka falënderuar kryetarin Bulliqi për besimin, bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë që ta ndihmojë komunën në aspektin profesional çdoherë.
Kryetari Bulliqi, gjithashtu, e ka uruar drejtoreshën e re për detyrën dhe i ka uruar suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj.