Lirohet nga detyra këshilltari i Konjufcës, kjo është arsyeja
22 maj 2023
| 15:58
Drilon Gashi, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca është liruar nga detyra.
Lajmin e ka konfirmuar Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të Konjufcës.
“Po, sot është liruar nga detyra”, ka thënë Kërçeli për “Express”-in.
Gashi ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Pejës me vërejtje gjyqësore për lëndim të lehtë trupor ndaj gruas së tij. Ai më 30 dhjetor 2017 e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij me grushte dhe e kishte goditur me dru.
Këto ai i ka mohuar, duke thënë se me gruan kishin pasur thjesht “një zënkë”.