Lirohet nga detyra ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi
15 tetor 2018
| 14:25
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, është liruar nga detyra e ministrit.
Ky vendim ka ardhur pasi lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kërkuar që Gashin ta zëvendësojë me një emër tjetër nga AKR-ja.
Burime të “Epokës së re” brenda zyrës së kryeministrit kanë bërë me dije se Bejtush Gashi është liruar nga postimi i ministrit të Punëve të Brendshme me kërkesë të partnerit të koalicionit, AKR-së.
/Epoka e re/