Lirohet nga detyra ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani
05 shtator 2018
| 16:03
Nisma Socialdemokrate i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj që ta lirojë nga detyra Bajram Hasanin, i cili ka qenë ministër i Tregtisë dhe Industrisë.
Këtë e ka konfirmuar për “Kallxo.com”, zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.
“Me kërkesë të partisë së tij është liruar nga detyra ministri Bajram Hasani. Qeveria e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë Gashi.
Hasani ishte emëruar ministër i Tregtisë dhe Industrisë në ditën kur ishte votuar Qeveria Haradinaj më 9 shtator të vitit të kaluar.