Lirohet nga detyra Udhëheqësi i trajnimeve në Burgun e Dubravës, ka dal pozitiv me COVID-19

27 prill 2020 | 12:25

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate për medie ka njoftuar se është liruar nga detyra Udhëheqësi i Trajnimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë, meqenëse i njëjti ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se i njëjti është vendosur në vetë-karantinë dhe menjëherë ka filluar gjurmimi i kontakteve të të gjithë zyrtarëve korrektues në këtë qendër.

“Në funksion të lokalizimit të infeksionit dhe parandalimit të përhapjes së Covid 19 në Qendrën Korrektuese Dubravë menjëherë ka filluar gjurmimi i kontakteve të të gjithë zyrtarëve korrektues në këtë qendër. Ndërsa për katër zyrtarë të tjerë, të cilët kane qenë në kontakt me të janë bërë testet dhe katër zyrtarët kanë rezultuar negative”, thuhet në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Integrimit Evropian i Kosovës (MIE), Blerim…