Lirohet nga paraburgimi opozitari serb që bëri homazhe në Prekaz
15 janar 2024
| 15:52
Nikolla Sanduloviq është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë me dije avokati i tij Çedomir Stojkoviq.
Avokati Stojkoviq ka thënë se prokurorja e gjyqtari i rastit do të mbeten në histori të qytetërimit evropian si një turp, për arrestimin e mbajtjen e politikanit serb Sanduloviq, vetëm pse vuri lule te varri i një vajzë shqiptare.
Kujtojmë se Sanduloviq është rrahur ashpër nga autoritetet serbe pasi kishte bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.