Lirohet nga paraburgimi vëllai i Astrit Ademajt

15 nëntor 2021 | 18:32

Avni Ademaj, vëllai i ish-kandidatit për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së që u vra në shtator të këtij viti, Astrit Ademajt, është liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës Themelore në Pejë. Masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacionin policor.

Kjo masë është caktuar nga data 15 nentor deri më 7 dhjetor të vitit 2021.

Njoftimin për lirimin nga paraburgimi të Avni Ademajt e ka bërë publik edhe vëllai tjetër i tyre në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

“Avnia është në shtëpi pranë familjes ?

Vëlla qofshë faqebardhë gjithmonë!”, ka shkruar Armendi.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë të cilin e posedon Express, thuhet se Avni Ademaj obligohet të paraqitet në Stacionin Policor në Pejë dy herë në javë.

Avni Ademaj kishte qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes kur u vranë dy ish-bashkëpartiakët, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj. I plagosur kishte mbetur edhe vetë ai.

Ndaj tij, Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, kishte caktuar masën e paraburgimit për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas familjes së Astrit Ademaj vrasja e tij ndodhi për motive politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Të gjithë garuan dhe të…