Lirohet nga spitali vajza e cila u plagos në konfliktin e Bon Vivantit
Përleshja e armatosur në lokalin ‘Bon Vivant’ që rezultoi me vrasjen e 39-vjeçarit, Kastriot Ramadani, teksa mbetën të lënduar e të plagosur edhe 17 persona të tjerë, tronditi kryeqytetin natën e 4 gushtit.
Në mesin e të lënduarve ishte edhe një vajzë, e cila ishte goditur me një plumb afër shtyllës kurrizore, siç ishte bërë e ditur nga Drejtori i Ortopedisë, Gani Jashanica.
Burime brenda emergjencës bëjnë të ditur se vajza tashmë është liruar nga Klinika e Ortopedisë ku ishte duke u trajtuar.
Në këtë konflikt humbi jetën një person dhe mbetën të lënduar 17 të tjerë, ndërsa të dyshuar janë Andi Pajaziti, Hysni Geci dhe Gzim Zakuti, kurse i dyshuari tjetër Dukagjin Nikollaj, akoma s’është kapur.
Gjykata Themelore e Prishtinës tashmë ua ka caktuar masën prej një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve.