Lirohet njëri nga dy kosovarët e arrestuar nga Policia e Serbisë
15 dhjetor 2020
| 08:40
Asamblisti i Komunës së Podujevës, Blerim Maqastena dhe Berat Mexhuani, janë arrestuar të shtunën në afërsi të fshatit Mirovc – Merdar. Por, Berat Mexhuani është liruar, kurse Blerim Maqastena ka mbetur në paraburgim për 30 ditë.
Blerim Maqastenës i është gjetur një armë zjarri me leje të Kosovës.